Sinner pozitiv me covid, do mungojë në turneun e Roterdamit

Jannik Sinner ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe nuk mund të marrë pjesë në turneun 500 pikësh të Roterdamit, që do të zhvillohet nga data 7 deri në 13 shkurt.

Turneu holandez humbet një tjetër emër të madh, pas largimit të numrit 2 në renditjen botërore, Daniil Medvedev, që u tërhoq nga kompeticioni pas maratonës së lodhshme kundër Rafa Nadal në finalen e Australian Open.

Tenisti italian dhe ai rus do të zëvendësohen nga Jo-Wilfried Tsonga dhe Andy Murray. Coronavirusi ka ndalur Sinner, që tashmë synon të marrë pjesë në ATP 500 të Dubait në fund të shkurtit. / Oversport.tv