Mediat britanike plasin “bombën”, Pogba largohet nga Manchesteri në janar

Duket se është përfundimtare prishja e marrëdhënies mes Paul Pogba dhe Manchester United: sipas asaj që shkruan “The Sun”, 28-vjeçari francez mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me “djajtë e kuq”, sepse pas dëmtimit që pësoi në kombëtare pak ditë më parë, do të qëndrojë pushim me shumë mundësi deri në janar.

Pikërisht në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë kur mbyllet merkatoja, Pogba mund të gjejë një skuadër të re, duke marrë në konsideratë faktin që kontrata e tij më United skadon në qershor.

Sipas “The Sun”, drejtuesit e Manchester United janë mërzitur nga sjellja e atyre që këshillojnë lojtarin dhe agjentit Mino Raiola dhe nuk kanë ndërmend që të diskutojnë zgjatjen e kontratës.

Sipas gazetës britanike, “djajtë e kuq” mund ta nxjerrin jashtë organikës në janar. Juventusi është e interesuar për lojtarin dhe ka kohë që ndjek me vëmendje zhvillimet. Bardhezinjtë janë të gatshëm që të rrëmbejnë mesfushorin francez, që ka luajtur edhe më parë në Torino nga viti 2012 deri në vitin 2016. /Oversport.