Sirena alarmi nga Anglia dhe Gjermania, Interi shqetësohet për Perisic

Ivan Perisic mund të largohet nga ekipi i Interit. Sipas asaj që raporton Fichajes.net, për kroatin kanë ardhur disa oferta në drejtim të zikaltërve ku konkretisht janë dy klube angleze dhe një gjerman.

Për sa i përket klubeve angleze ato janë Everton dhe West Ham. Drejtuesit e klubeve e shohin kroatin si idealin për tu përshtatur në kampionatin e tyre dhe po shtyjnë fortë që të marrin shërbimet. Megjithatë, ata nuk janë klubet e vetme.

Një ekip gjerman, që nuk zbulohet nga Fichajes.net është futur fuqishëm në garë për Perisic. Më parë kroati ka luajtur në gjermani për ekipe si Dortmund, Wolfsburg dhe Bayern Munich, ku fitoi edhe Champions League. Megjithatë, drejtuesit e Interit nuk po mendojnë ta shesin lojtarin pa gjetur fillimisht një zëvendësues të denjë. /oversport.tv