Sirena angleze për Bennacer, Milani kërkon 50 milionë euro

Sezoni fantastik që ka zhvilluar me Milanin nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha. Bëhet fjalë për Ismael Bennacer, për të cilin Milani ka dëgjuar sirena të shumta nga Anglia.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, mesfushori algjerian po kërkohet me ngulm nga dy klube të Premier League. Për shërbimet e tij po ndodh një derbi i Mançesterit, pasi United dhe City po e kërkojnë me ngulm.

Milani është i hapur për të lënë të lirë Bennacer vetëm në rast se plotësohen kushtet e tyre ekonomike. Ata kërkojnë për shërbimet e tij rreth 50 milionë euro, por për momentin asnjë nga klubet nuk është i gatshëm të shpenzojë këtë shifër për algjerianin. /oversport.tv