Sirena angleze për Scamacca, Arsenali kërkon të marrë në Londër sulmuesin

Gianluca Scamacca dëshiron që të veshë fanellën e një klubi të madh, pas një sezoni si protagonist në radhët e Sassuolos.

Në Serie A sulmuesi synohet nga Inter, Milan dhe Napoli, por paraqitjet e tij të mira kanë lënë mbresa te shumë klube elitare të kontinentit, madje Arsenali po ndjek me vëmendje ecurinë e tij që nga dimri i kaluar.

“Scamacca është një nga alternativat tona kryesore të brazilianit Gabriel Jesus, që mbetet objektivi ynë parësor”, ka thënë një drejtues i “topçinjve”.

Sassuolo ka vendosur të shesë disa nga xhevahiret e saj, që të mbushë arkat dhe të synojë të tjerë të rinj të talentuar. / Oversport.tv