Oversport mëson se disa skautë kroatë kanë qenë të pranishëm në stadiumin e Laçit për të ndjekur nga afër paraqitjen e Redon Xhixhës.
Pas përfundimit të takimit, që u fitua nga bardheblutë 2-1, menaxherët kroatë kanë pasur një takim me presidentit Halili për të negociuar shitjen e sulmuesit.
Kujtojmë që Xhixha është shumë i kërkuar në këtë merkato janari dhe me shumë mundësi do të largohet nga Tirana këtë muaj për të provuar një aventurë të re jashtë Shqipërisë. / Oversport.tv