Sirena nga Amerika për Insignen, agjenti i lojtarit ndodhet në Shtetet e Bashkuara

Zërat për një largim të mundshëm të Lorenzo Insigne nga Napoli janë gjithnjë e në rritje. Së fundmi ka qenë vetë presidenti i Napolit, ai që i ka treguar derën sulmuesit në rast se nuk dëshiron të qëndrojë në ekipin e kaltër.

Sipas Corriere dello Sport, për kapitenin e Napolit, sirenat e fundit kanë rënë në Amerikë me disa ekipet të MLS që po kërkojnë shërbimet e tij. Më shumë dyshime për këtë hipotezë ka hedhur edhe vetë agjenti i lojtarit, Vincenzo Pisacane. Ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara për arsye pune dhe mundësia që tema e bisedës të jetë mbi Insignen nuk përjashtohet.

Megjithatë, kapiteni napoletan ende nuk mendon se është në fazën e karrierës ku mund të shkojë në kampionatin amerikan të futbollit. Dëshira e tij është të transferohet në një klub tjetër europian. Pas lajmeve të fundit, shpresat për drejtuesit zikaltër janë rritur më shumë duke parë se Interi qëndron në “pole position” për të marrë shërbimet e lojtarit. /oversport.tv