Sirena spanjolle për Fabian Ruiz, Napoli gati kontratën e re

Fabian Ruiz po shkëlqen me Napolin këtë sezon dhe paraqitjet e tij të mira në fushën e blertë kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve spanjolle.

Barcelona, Atletico dhe Reali i Madridit kërkojnë të bëjnë të vetin “xholin” e mesfushës, të cilit i skadon kontrata vitin e ardhshëm.

Napoli nuk kërkon të humbasë një nga elementët e tij më të rëndësishëm prandaj kanë nisur bisedimet mes palëve për rinovimin e kontratës.

Aktualisht spanjolli fiton 1.9 milionë euro në sezon dhe De Laurentiis është i gatshëm që të rrisë pagën në 3.5 milionë në kontratën e re 5-vjeçare. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter