Sirena turke për Rebic, Fenerbahce ofertë zyrtare Milanit për sulmuesin

Fenerbahce kërkon të bëjë të vetin Ante Rebic, sulmuesin kuqezi që ka një kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2025.

Lajmin e bën të ditur portali turk “Sporx”, që shkruan se klubi nga Stambolli i ka bërë një ofertë zyrtare “djallit” për të blerë sulmuesin kroat me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Tashmë i takon klubit kuqezi që të vendosë për të ardhmen e lojtarit, pasi merkatoja në Turqi është e hapur deri në 5 mars. Ante Rebic është aktivizuar në 14 ndeshje me Milanin në kampionat këtë sezon dhe ka shënuar tre gola. / Oversport.tv