Situata e Vlahovic, “Sollëm ofertë 60 milion €, Rocco na thotë e kam si djalë”

Dusan Vlahovic dhe Fiorentina do t’i ndajnë rrugët së shpejti. Përfaqësuesit e sulmuesit i kanë idetë e qarta dhe FirenzeViola sjell një qëndrim të tyre.

“Dusan nuk do të rinovojë me Fiorentinën. Këtë verë ne i sollëm këtij klubi një ofertë prej 60 milion eurosh plus bonuse dhe kishte një marrëveshje mes nesh dhe klubit blerës.

Presidenti Commisso nuk donte të dëgjonte arsyet. Rocco na u përgjigj duke thënë se Vlahovic është si një djalë për të dhe se nuk e shet në asnjë mënyrë dhe se do bëjë gjithçka për të rinovuar.

Ne nuk duam të negociojmë për rinovimin me Fiorentinën dhe kjo është arsyeja pse nuk flasim me ju gazetarët ose me klubin”, shkruan sajti pranë klubit të Fiorentinës. / oversport.tv