Situata me Chelsea dhe e vërteta me Juventusin, flet menaxheri i Jorginho

E ardhmja e Jorginho ende nuk dihet. Mesfushori është nën kontratë me Chelsea dhe është përfolur shumë për interesimin e Juventusit për shërbimet e tij. Joao Santos, menaxheri i kampionit të Europës, ka folur së fundmi dhe ka sqaruar situatën aktuale.

“Ai ka edhe një vit kontratë me Chelsea, prioritet është rinovimi. Megjithatë londinezët nuk operojnë dot në merkato për shkak të problemeve të klubit. Do takohemi me drejtuesit dhe do të flasim. Ka gjashtë apo shtatë vite që po luan futboll në nivele të larta.

Është pjesë e Premier League, një kampionat më i rëndësishëm se Serie A. Pa harruar që është edhe kampion i Europës me Italinë dhe një vit më parë fitoi edhe Champions League”, është shprehur Santos.

“Juventusi? Nuk më kanë telefonuar, sigurisht sepse e dinë që nuk mund të bëhet pa licencë për tregun e transferimeve. Një profil si i Jorginho do t’i shërbente shumë skuadrave, edhe ne Itali.

E përsëris, do të shohim situatën e Chelsea sepse prioritet është rinovimi. Gjithsesi nga Italia askush nuk më ka pyetur deri më sot”, ka përfunduar menaxheri i Jorginho, Joao Santos. / oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter