Atletico Madrid duket se ka gjetur disi stabilitet pas ndeshjeve të fundit dhe tashmë rivali i radhës do të jetë Betis. Për këtë takim, Diego Simeone doli në konferencën për shtyp, ku komentoi mbi ndeshjen, si dhe situatën e Luis Suarez.
“Ata janë një ekip që luajnë shumë mirë dhe kanë shumë cilësi. Joaquin është një lojtar që të gjithë e njohim. Kam vetëm admirim dhe respekt për karrierën e tij”.
SUAREZ- “Kam qenë me fat si trajner. Kam trajnuar Torresin, i cili fitoi gjithçka dhe gjithmonë stërvitej edhe nëse nuk luante. Të njëjtën gjë po e përjetoj edhe me Suarezin. Ai është i përfshirë dhe gjithmonë në dispozicion të ekipit. Prisni momentin e tij për të demonstruar aftësitë që ka dhe për të shënuar”.
NDESHJA- “Kanë mbetur edhe 14 ndeshje. Do të përballemi me një kundërshtar që është shumë i mirë. Pellegrini po bën një punë të jashtëzakonshme, skuadra reflekton mendimet e tij dhe luan mirë”. /oversport.tv
Foto: Atletico de Madrid Twitter