Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën “Del Sole” në Itali ku janë përplasur tifozëritë e Napolit dhe Romës. Të dy grupimet janë përballur gjatë rrugës dhe midis tyre ka nisur menjëherë një përplasje fizike.
Kjo gjë ka detyrur policinë të ndërhyjë, por gjithashtu të mbyllë një pjesë të autostradës për disa orë për shkak të kaosit që u krijuar. Të dyja tifozëritë ishin duke udhëtuar për të parë ekipet e tyre respektive.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në 11 nëntor 2007, në të njëjtin vend, ku nga përplasjet humbi jetën një tifoz i Lazios.
Napoli do të ndeshet në orën 18:00 ndaj Sampdorias në transfertë, ndërsa Roma udhëton në Milano për superfidën e javës së 17-të përballë Milanit. Të dyja sfidat vijnë live në ekranin e Oversport ku do të keni mundësi t’i ndiqni. /oversport.tv