“S’jam shofer taksie, s’e hoqa unë”, Raiola: Donnarumma s’ka probleme!

Mino Raiola është shfaqur sot në “Casa Milan” dhe misioni i tij është arritja e marrëveshjeve për rinovimet e kontratave të Alessio Romagnoli dhe Zlatan Ibrahimovic. Pasi ka dalë nga takimi, agjenti i njohur është pyetur nga gazetarët dhe ai është shprehur:

“Ishte një takim i qetë. Nuk flas për tratativat. Ne po negociojmë, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai dëshiron dhe mundet të qëndrojë, gjithçka është e mundur.

Të flasësh për para është e kotë, unë negocioj me klubin. Gjithçka është e mundur edhe për Ibrahimovic. Ai sigurisht që është i etur që të marrë pjesë në Kupën e Botës”.

GDS në Itali ka shkruar për situatën e Donnaruma te PSG dhe raportonte për një krisje të marrëdhënieve. Gjithsesi Raiola hedh poshtë gjithçka:

“Nuk është një fazë e veçantë, është një fazë e re për të. Nuk ka aspak probleme. A jam penduar që e largova nga Milani? Unë nuk ka larguar asnjë.

Unë nuk jam shofer taksie, ndryshe nga se mendoni ju. Nuk mendoj se tha se është  i mërzitur nga situata, por nuk jam penduar”. / oversport.tv