Presidenti Joan Laporta konfirmoi gjithçka për marrëveshjen midis gjigantit muzikor Spotify dhe Barcelonës. Numri një i katalanasve tregoi gjatë një interviste se marrëveshja është shumë pranë dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.
Megjithatë, sipas asaj që raporton RAC1 nga burime brenda klubit, kanë filluar mosmarrëveshjet e para midis klubit dhe Spotify. Në artikull lexohej se në ditët e fundit pritej që të arrihej edhe marrëveshja që Camp Nou të merrte emrin Spotify, por gjithçka ka ndryshuar.
Klubi dhe kompania Spotify nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për këtë marrëveshje dhe nuk përjashtohet mundësia që Cam Nou mos të marrë atë emër. Ditët e ardhshme janë vendimtare, por gjithmonë sipas të njëjtit burim, stadiumi i Barcelonës pritet të mbajë emrin tradicional. /oversport.tv