S’ka paqe te Napoli, pas Osimhen dëmtohet edhe mesfushori

Përveç dëmtimit të Victor Osimhen, Napoli ka marrë edhe një tjetër lajm të keq pas disfatës që pësuan në kampionat me Interin. Pas konfirmimit se nigeriani do të mungojë për të paktën 1 muaj për Napolin, Spalleti do të ketë dhe një tjetër lojtar jashtë dispozicionit.

Bëhet fjalë për Frank Anguissa i cili do të ndalet për shkak të një dëmtimi muskulor pas sfidës ndaj Interit. Camerunasi ka dhimbje në këmbën e tij të majtë dhe sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, ai do të mungojë për të paktën 20 ditë.

Ai do të humbasë kështu disa ndeshje shumë të rëndësishme  për Napolin. Bëhet fjalë për sfidat ndaj Spartak Moskës, Lazios, Sassuolos, Atalantës dhe Leicester Cityt. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Napolit që nëpërmjet një komunikate, mesfushori ka nisur seancat e rehabilitimit. /oversport.tv