Skandal në Poloni, gjendet përgjues në zyren e presidentit të Federatës

“Të premten e 8 tetorit, gjatë një kontrolli rutinë në zyrën e Presidentit të Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza, është gjetur një pajisje përgjuese.

Çështja i është referuar autoriteteve përgjegjëse, të cilat morën provat dhe do të vazhdojnë një hetim të mëtejshëm. Federata polake do të njoftojë mediat për zhvillimet e mëtejshme të këtij hetimi”, shkuhet në faqen zyrtare të Federatës.

“Punësova një firmë të huaj për të kryer disa kontrolle për pajisje përgjuese në zyrat e Federatës Polake të Futbollit. Nuk kisha dyshime, ishte thjesh një kontroll rutinë. E para u kontrollua zyra ime dhe doli që aty kishte përgjues.

Për momentin nuk di të them nëse kjo është pajisja e vetme, sepse zyrat e tjera nuk janë kontrolluar akoma. Ne si Federatë nuk jemi të dyshuar për asgjë dhe nuk kemi asgjë për të fshehur.

E raportova menjëherë këtë çështje në polici”, ka thënë presidenti i Federatës Polake, Cezary Kulesza, për “onet sport”. Vlen për tu theksuar se përgjuesi ishte në punë, por akoma nuk është zbuluar se kush e ka vendosur aty. /Oversport.tv