Skandal në Spanjë, goditet në fushë futbollisti në Betis-Sevilla

Betis-Sevilla është ndërprerë. Ndeshje e vlefshme për Kupën e Mbretit u ndal në minutën e 48-të, pasi një lojtar në fushën e blertë u godit.

Një send i fortë u hodh në fushë dhe kapi Joan Jordan të Sevilla, çka solli në tërheqjen e futbollistëve nga fusha.

Zyrtarët e ndeshjes vendosën që ndeshja të mos vijonte dhe tani duhet pritur vendimi i organeve disiplinore për këtë sjellje të pahijshme. / oversport.tvjoan jordan