Skandali i plus-valencave: Prokuroria kërkon t’i hiqen 9 pikë Juventusit

Gjatë seancës në Gjykatën Federale të Apelit në lidhje me skandalin e plus-valencave, prokurori Chiné ka kërkuar një penalizim prej 9 pikësh për Juventusin gjatë kampionatit aktual.

Bazuar në faktet e mbledhura dhe impaktin sportiv që kanë patur ngjarjet në kampionat, dënimi që kërkon prokurori Chiné është një ndëshkim që mban Juventusin jashtë Europës.

Gjithashtu prokurori ka kërkuar penalizime edhe për drejtuesit bardhezi (Paratici, Agnelli, Nedved, Garimberti, Cherubini dhe Arrivabene). Penalitetet për Juventusin mund të rriten pasi kanë dalë fakte të reja nga hetimi Prisma. / Oversport.tv