“Në botën e sportit ka vazhdimisht devijime nga rregullat, pot gjithsesi këto gjëra duhet të verifikohen dhe të provohen. Do të evitoja në këto momente çdo lloj procesi përgjithësues për Juventusin”.
Ky është qëndrimi i presidentit të Federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina, duke komentuar skandalin e bilanceve të rreme, që shohin të përfshirë Juventusin dhe krerët e saj, që po hetohen nga Prokuroria e Torinos.
“Duhet t’ia lemë në dorë prokurorisë, që ka më shumë instrumente se bota e futbollit. Kemi dy-tre vite që po punojnë me çështjen e plusvalencave, por duhet të tregohemi të saktë në vlerësimet që bëjmë.
Kam zbuluar këto ditë shumë shkencëtare dhe ekspertë që kanë gjetur zgjidhjen e problemit. Merkatoja është merkato, ka një ofertë dhe një kërkesë, por mos harroni se flasim për shoqëri që janë të kuotuara në bursë. Besoj se duhet të përshtatim disa kritere që të mos lejojmë që këto situata të ndodhin”, ka thënë mes të tjerash Gravina. / Oversport.tv