Skandali i plusvalencave i bën gjëmën Juventusit, bien aksionet e klubit në bursë

Skandali me plusvalencat duket se e kanë dëmtuar shumë Juventusin. Për Zonjën e Vjetër kjo ngjarje nuk ka ndikuar vetëm në imazhin e saj, por edhe në fitimet që ata kanë si kompani.

Sipas asaj që raporton Calcioefinanza, kuotimi i Juventusit në bursë ka rënë ndjeshëm. Më parë flitej për një shifër shumë të lartë të aksioneve të Juventusit, diçka që tani është vazhdimisht në rënie.

Sipas prestigjiozes italiane, Juventusi ka parë t’i bien aksionet në bursë me të paktën 8.8%. Një shifër që shqetëson shumë drejtuesit bardhezi, që më parë me nisjen e skandalit patën gjithashtu një rënie të kuotave të saj në bursë me 6.6%. /oversport.tv