Skandali me tamponët, gjobitet Lazio dhe dënohet presidenti Lotito

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është pezulluar me dy muaj si këshilltar në Federatën Italiane të Futbollit pas skandalit të ndodhur kohë më parë me tamponët. Ai i shpëtoi shkarkimit nga detyra, duke marr kështu vetëm një pezullim.

Bashkë me presidentin janë pezulluar edhe mjekët e Lazios, Ivo Pulcini dhe Fabio Roda për pesë muaj nga Gjykata Federale e Apelit për shkelje të rregullave federale dhe mosrespektim të protokolleve shëndetësore.

Më parë Lotito ishte skualifikuar për 12 muaj nga detyrat e tij federale, por pas kalimit të çështjes në apel, ai u dënua me vetëm 2 muaj. Dënim mori edhe ekipi i Lazios që u ndëshkua me një gjobë prej 50 mijë eurosh. /oversport.tv