Skandali në ndeshjen ndaj Benficas, Belenenses padit zyrtarin e Ligës

Presidenti i Belenenses, skuadrës portugeze që është kthyer në një vatër të nxehtë Covidi, ka deklaruar se do të padisë në gjykatë funksionarin e ligës portugeze, që ka konfirmuar se skuadra e tij donte vetë të luante në fundjavë, ndonëse kishte vetëm 9 lojtarë të disponueshëm.

Të shtunën në mbrëmje Belenenses u mund 7-0 nga Benfica, por ndeshja u ndërpre në fillimin e pjesës së dytë, pasi skuadra mike kishte mbetur me vetëm 6 lojtarë.

Presidenti Rui Pedro Soares ka deklaruar se do të nisë një proces ligjor, sepse në raportin përfundimtar të ndeshjes, funksionari i ligës ka shkruar në mënyrë jo të saktë, që klubi ishte dakort që të luante pavarësisht situatës.

Benfica në krahun tjetër ka postuar një deklaratë ku thekson se “ky ishte një nga episodet më të trishta në historinë e futbollit portugez”. / Oversport.tv