Skautët e Milanit ndodhen në Katar, për kë lojtar interesohen kuqezinjtë

Në sfidën mes Meksikës dhe Polonisë, do të jenë të pranishëm skautët e Milanit. Këta të fundit do të vëzhgojnë nga afër dy lojtarë gjatë takimit. Bëhet fjalë për Edson Alvarez dhe Jakub Kiwior.

Ky i fundit pritet të debutojë sot me Poloninë në Kupën e Botës. 22-vjeçari polak, më parë ka tërhequr interesin e disa klubeve europiane si West Ham dhe Atletico Madrid. Kuqezinjtë e kanë parë tashmë qendërmbrojtësin në Serie A, por duan të shohin ndikimin e tij në një kompeticion madhor.

Për sa i përket meksikanit Alvarez, ky i fundit vlerësohet shumë nga kuqezinjtë sepse mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mesfushor qendror. 25-vjeçari ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025. Meksikani vlerësohet rreth 30 milionë euro nga ekipi holandez. /oversport.tv

Foto: Edson Alvarez, Facebook