Skënderbeu-Laçi pa krisma, Abissnet Superiore rikthehet me barazim

Laçi ndalet pas pesë fitoresh. Kurbinasit kanë barazuar 0-0 në Korçë kundër Skënderbeut, në një ndeshje ku bardhezinjtë kishin disa mungesa të rëndësishme.

Gjithsesi ata ngulmuan të fitojnë dhe në disa raste vunë në provë portierin Rexhepi të korçarëve, i cili nuk lejoi prekjen e rrjetës. Qato, Zarubica dhe Ziko me një të majtë potente tentuan të shënonin.

Skënderbeun edhe mund të kishte fituar, pasi në minutën e 85-të kishte mundësinë më të mirë për të shënuar. Dajsinani ndaloi Mensah dhe Nikën, duke shmangur golin në portën e tij.

Më këtë pikë Laçi ngjitet në vendin e dytë për momentin, me pikë të barabarta me Kukësin dhe pret të mësojë rezultatet e ndeshjeve të tjera të kësaj jave të Abissnet Superiore.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 16
Skënderbeu-Laçi 0-0

/ oversport.tv