Skënderbeu më në fund i gëzohet fitores, thyen Kukësin e Longos në Korçë

Skënderbeu ka marrë fitoren e parë në kampionat dhe e ka bërë kundër Kukësit të vendit të dytë. Korçarët, që bënë një pjesë të dytë fantastike, triumfuan me rezultatin e pastër 2-1.

Kukësi dha një sinjal në fillim me Milunovic, por gradualisht nuk kishte qartësinë e duhur më lojë për të rrezikuar portën e Rexhepit. Nga ana tjetër Skënderbeu rrezikoi me Mensah, por nuk shënoi dot.

Goli nuk vonoi shumë në pjesën e dytë, me Dëumfour që realizoi me kokë pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi. Festë në Korçë, ndërkohë që Elvi Berisha më pas ishte i rrezikshëm në disa raste.

Sulmuesi kryeqytetas nuk ia doli të realizonte vetë, por dha asistin që nxori të vetëm me portierin Tafas ganezin Mensah. Ky i fundi e çoi topin në rrjetë dhe me ndihmën e VAR festoi më pas, pasi në fillim u akordua pozicion jashtë loje.

Me golin e dytë Skënderbeu u qetësua disi, edhe pse Kukësi u mundua shumë ta hapte ndeshjen. Verilindorët, në fund fituan një penallti me ndihmën e VAR dhe ekzekutimin e mori përsipër Ardit Hila.

Mesfushori e çoi topin në rrjetë, por nuk kishte më kohë. Skënderbeu iu gëzua fitores dhe shkoi në kuotën e 6 pikëve, duke lënë pas në renditje Partizanin dhe Kastriotin.

Sa i takon Kukësit, për verilindorët kjo është humbja e dytë në kampionat. Deri më tani verilindorët i kishte mposhtur vetëm Teuta kampione në fuqi.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 8
Skënderbeu-Kukësi 2-1
Shënues:
Dwumfour 54’, Mensah 84’ / Hila (pen/) 90+10’

/ oversport.tv