Skënderbeu përmbys Pogradecin në miqësore, shënojë tre sulmuesit

Skënderbeu ka zhvilluar një ndeshje miqësore ditën e sotme, duke shfrytëzuar pushimin e kampionatit prej ndeshjeve të kombëtareve.

Korçarët u përballën me fqinjët e Pogradecit dhe triumfuan me rezultatin 3-1. Liqenorët ishin ata që shënuan të parë me anë të Kasës.

Skënderbeu u kundërpërgjigj në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Pusi vendosi baraspeshën, kurse Nikaj i dha epërsinë korçarëve, para se Bismark të shënonte edhe golin e tretë.

POGRADECI-SKËNDERBEU 1-3
Shënues:
Kasa 21’ / Pusi 75’, Nikaj 79’, Bismark 88’

/ oversport.tv