Skënderbeu, prezantohen Alii dhe Frashëri: Do të japim maksimumin

Klubi i Skënderbeut i ka dhënë mirëseardhjen dy afrimeve të fundit, Erlis Frashëri dhe Ramin Alii. Bashkë me trajnerin Memelli ata bënë prezantimin e tyre përpara mediave ku folur edhe për pritshmëritë që kanë nga eksperienca e tyre e re.

Fjalët e Ramin Alii:

“Unë kam qenë te të rinjtë e Shkëndijës dhe më pas te klubi i Shkupit ku kam luajtur edhe disa ndeshje. Tani mendoj se për të ardhmen time më të mirë është të firmos për Skënderbeu dhe shpresoj të eci mirë”.

KONTRATA– “Kam nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe pastaj të shohim në plus një”.

POZICIONI- “Unë luaj mesfushor, me këmbën e majtë, në të gjithë pozicionet e mesfushës”.

ÇFARË E BINDI? “Projekti. Kemi parë se luajnë me lojtarë të rinj dhe mendoj se mund të bëj diçka këtu”.

Fjalët e Erlis Frashërit:

“Rikthim pas shumë vitesh te Skënderbeu, erdha te shtëpia ime te qyteti im i dashur. Ne e dimë se Skënderbeu është një ekip i madh në Shqipëri. Erdha të jap më të mirën time dhe ta çojmë Skënderbeun sa më lartë”.

KONTRATA- “Kontrata ime është folur edhe me presidentin, kemi folur edhe gojarisht, është afatgjatë dhe shpresoj të jap maksimumin tim”.

EKIPI- “Që ditën e parë jam ambientuar shumë mirë me ekipin. Shoh djem të rinj që luajnë me shpirt. Kam parë një staf shumë të përkushtuar bashkë me presidentin dhe shpresoj të arrijmë qëllimin të jemi sa më lartë”.

OBJEKTIVAT- “Nuk mund të them se Skënderbeu do të jetë për mbijetesë, në i dimë vlerat e ekipit dhe të lojtarëve që kemi dhe do të japim maksimumin”. /oversport.tv