Skënderbeu “pushton” kalanë e Beratit, mjafton Pusi për të mposhtur Tomorin

Skënderbeu merr fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë së Parë. Korçarët fitojnë minimalisht 1-0 në transfertën e Beratit përballë Tomorit vendas.

Një gol i Belajdi Pusit në minutën e fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë ka vulosur fatin e kësaj sfide, që çeli javën e 6-të të Kategorisë së Parë.

Korçarët po rriten dita-ditës dhe po tregojnë se janë një nga favoritët kryesorë për tu ngjitur në elitë këtë sezon. Zhgënjen Tomori që pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe mbetet në kuotën e 5 pikëve në tabelën e klasifikimit. / Oversport.tv