Skoci-Ukrainë dhe finalja e playoff, FIFA zyrtarizon datat e ndeshjeve

FIFA, pasi ka komunikuar me UEFA-n dhe me Federata e Futbollit të Skocisë, Ukrainës dhe Uellsit ka vendosur në lidhje me datat e ndeshjeve të “playoff” për “Katar 2022”.

Kështu, më 1 qershor është vendosur që të luhet ndeshja mes Skocisë dhe Ukrainës. “Hampden Park” do të hapë dyert për këtë duel.

Fituesi i këtij çifti do të ndeshet me Uellsin më 5 qershor, për të kërkuar biletën për në Botërorin e Katarit. Sfida luhet në stadiumin e Cardiff City. / oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter