Moldavia nuk ka rezistuar dot, siç ka bërë pothuajse në të gjitha ndeshjet e kualifikuese të “Katar 2022”. Këtë herë përballë kishte Skocinë dhe britanikët ishin të motivuar për të fituar dhe ia kanë dalë.
Skocia triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 dhe siguroi matematikisht vendin e dytë që e çon në “play-off” për Kampionatin Botëror.
Patterson e zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë, kurse Adams realizoi golin e sigurisë në fraksionin e dytë të lojës. Moldavia nuk kishte fuqi të reagonte dhe Skocia iu gëzua fitores dhe sigurimit të vendit të dytë.
Moldavi-Skoci 0-2
Shënues: Patterson 38’, Adams 65’
/ oversport.tv