Skorupski në fushë kundër Napolit, hajdutët i grabisin shtëpinë

Hajdutët kanë grabitur shtëpinë e portierit të Bolognas, Lukasz Skorupski gjatë kohës që ai ishte në fushën e blertë duke luajtur kundër Napolit ndeshjen e radhës në kampionat.

Ka qenë vetë lojtari, që pasi është kthyer në shtëpi ka kuptuar se kishin hyrë grabitësit, pasi kishin arritur që të hapnin një nga dyert e banesës.

Vlera e sendeve të grabitura shkon rreth 50 mijë euro, pjesa më e madhe e tyre janë objekte personale me vlerë, si ora dhe bizhuteri. / Oversport.tv