Pas triumfit në Superkupën e Italisë, te Interi rrezikojnë të humbasin liderin e tyre. Milan Skriniar u ka prishur festën zikaltërve i cili i ka thënë jo rinovimit me ta, të paktën deri më tani.
Kështu ka raportuar dhe prestigjiozja italiane, “Sportmediaset”. Një ditë pas fitores së madhe kundër Milanit me shifrat 3-0, agjenti i mbrojtësit sllovak ka informuar drejtuesit zikaltër se lojtari dëshiron të vlerësojë oferta të tjera.
Një sinjal i qartë ky se qëndrimi i 27-vjeçarit në Milano është shumë i vështirë. Në garë për shërbimet e Skriniar, mbeten Paris Saint Germain që këkrojnë ta përfitojnë mbrojtësin në fund të sezonit si një lojtar të lirë.
Propozimi i Interit për rinovimin e sllovakut është 6.5 milionë euro në vit. Ndërsa kampionët e Francës thuhet se kanë propozuar një shumë prej 9 milionë euro në sezon. /oversport.tv