Pas sukseseve në tre edicionet e mëparshme, skuadra e Europës fiton edhe edicionin e fundit të turneu të tenisit Laver Cup, duke mposhtur bindshëm skuadrën e Botës me rezultatin 14-1.
Rezulati përfundimtar flet qartë. Nuk ka histori në edicionin e katërt të Kupës Laver, ku skuadra e Europës (e përbërë nga Medvedev, Tsitsipas, Zverev, Rublev, Berrettini, Ruud dhe rezervën Lopez) dominon nga fillimi deri në fund.
Skuadra Europa kaloi në avantazh 3-1 në ditën e parë, në ditën e dytë i fitoi të katërta takimet, ndërsa e mbylli turneun duke fituar edhe ndeshjet dyshe ditën e djelë. Dyshja Rublev-Zverev mundi 2-1 dyshen Opelka-Shapovalov, duke i dhuruar titullin skuadrës së drejtuar nga Borg.
Skuadra e Botës (e përbërë nga Shapovalov, Schwartzman, Auger-Aliassime, Opelka, Isner, Kyrgios dhe rezerva Sock) e drejtuar nga McEnroe, pëson humbjen më të thellë në historinë e turneut Laver Cup, turne që deri tani është fituar gjithmonë nga skuadra e Europës. / Oversport.tv