Skuka mbetet te Partizani, kryeqytetasit refuzojnë ofertën e klubit italian

Para pak ditësh në derën e Partizanit erdhi një ofertë nga Hellas Verona për të blerë sulmuesin Xhuliano Skuka. Megjithatë oferta e italianëve nuk i ka bindur aspak kryeqytetasit të cilët e kanë refuzuar ofertën e tyre.

Siç raporton e përditshmja italiane “Tuttomercatoweb”, oferta që Hellas Verona dërgoi në drejtim të Partizanit ishte me vlerë prej 500 mijë eurosh, për të arritur tek shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar.

Pak ditë më parë, për Oversport, Drejtori Sportiv Elton Marini deklaroi që në janar nuk do të ketë largime, me përjashtim vetëm të ndonjë ofertë të konsideruar “të çmendur”.

Xhuliano Skuka ka treguar këtë sezon te Partizani se është një nga pikat kyç në ekipin e drejtuar nga Giovanni Colella. Ish-sulmuesi i Dinamos ka shënuar 10 gola në Abissnet Superiore me fanellën e të kuqve. /oversport.tv