Skuka vlerësohet para derbit, merr çmimin “Lojtari i muajit shtator”

Xhuliano Skuka ka marrë Çmimin “Lojtari i Muajit Shtator” në prag të fillimit të derbit, Partizani-Tirana.

Paraqitjet e mira të sulmuesit të kuq në këto javë të para të kampionatit si dhe 3 golat me peshë, që i kanë dhënë pikë të çmuara Partizanit kanë bërë që bomberi të fitojë këtë çmim, që jepet nga Oversport dhe Tibo.

Përveç Çmimit të Oversport paraqitjet e mira të Skukës janë vlerësuar edhe nga vetë Partizani, që i ka rinovuar kontratën sulmuesit deri në vitin 2025.

“Është një emocion i madh, falënderoj Oversport dhe Tibo për këtë çmim motivues. Ishalla e marr unë gjithmonë këtë çmim”, ka thënë sulmuesi i Partizanit.

Çmimi është dorëzuar nga presidenti i Tibos, Adnand Mahmuti, që ka thënë: “Ashtu si në kampionatet prestigjioze të Europës edhe ne vendosëm që të sjellim një risi në kampionatin shqiptar dhe bashkë me redaksinë e Oversport vendosëm që të japim këtë çmim, që do të jetë i përmuajshëm. I uroj suksese Skukës”. / Oversport.tv