S’lejuan gratë të hynin në stadium, Irani rrezikon të përjashtohet nga Botërori

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Irani. Sipas transmetuesit shtetëror Irib, rreth dy mijë gra që kishin bileta të rregullta për ndeshjen e kombëtares aziatike kundër Libanit në stadiumin Imam Reza nuk u lejuan të hynin.

Sipas të njëjtit burim, Irani tashmë rrezikon përjashtimin nga Botërori 2022, ku u rendit i pari në grupin A të kualifikueseve aziatike. Guvernatori Mohsen Davari kërkoi falje për incidentin, ndërsa presidenti iranian Ebrahim Raisi madje ndërhyri në këtë rast dhe urdhëroi Ministrinë e Brendshme të hetonte.

Në shtator 2019, FIFA i dha Iranit një ultimatum në lidhje me pjesëmarrjen e grave në stadium, duke kërcënuar se do të përjashtonte ekipin kombëtar iranian nga garat ndërkombëtare nëse kjo nuk bëhej. Megjithatë, diçka e tillë ndodhi dhe tashmë topi ka kaluar në zonën e FIFA. /oversport.tv

Foto: teammelli.com