Shqipëria U21 është mposhtur nga Sllovenia me rezultatin 0-3 në transfertë, në një ndeshje që e nisi mjaft keq dhe në fund nuk kishte çfarë bënte tjetër veçse të pranonte humbjen.
Djemtë e drejtuar nga Alban Bushi fituan një penallti që në fillim, por Ernest Muçi goditi jashtë kuadratit. Katër minuta më pas, në të shtatën, vendasit ndëshkuan portierin Tafas.
Bosilj nuk fali brenda zone dhe e çoi topin në rrjetë. Pa u bërë 25 minuta lojë, Matko me kokë shënoi edhe golin e dytë.
Kuqezinjtë nuk ishin në një ditë të mirë dhe në pjesën e parë nuk pati ndonjë rast të rrezikshëm prej tyre.
Në 45 minutat e dyta Shqipëria u mundua të reagonte, por ishte vonë. Sidomos pas golit të tretë, të shënuar nga Bosilj, i cili i dha fund takimit 15 minuta para se të përfundonte.
EURO U21 – KUALIFIKUESET
Slloveni-Shqipëri 3-0
Shënues: Bosilj 7’, 75’ Matko 24’
/ oversport.tv