Slot: CV-ja e Mourinhos të tremb, Feyenoord kërkon triumfin në Tiranë

“CV-ja e tij të tremb edhe për faktin se Mourinho ka fituar shumë finale, por duhet të përqendrohemi te skuadra e tij, te taktika dhe mënyra si luan, pa menduar se sa finale ka fituar.

Roma luan mirë në ndeshjet e rëndësishme dhe kjo u pa qartë në ndeshjet me eliminim direkt”, ka thënë për faqen zyrtare të UEFA-s, trajneri i Feyenoord Arne Slot, 2 ditë para finalen së Conference League që do të zhvillohet në Tiranë.

“Vetëm skuadrat më të mira shkojnë në finale, prandaj është logjike që do të kemi një kundërshtar të fortë, por e njëjta gjë vlen edhe për Romën. Jemi një skuadër me mentalitet sulmues dhe na pëlqen që të luajmë topin. Ky grup i ka cilësitë për të fituar trofe.

Nuk fituam gjë në Holandë, por kemi një mundësi unike në Europë. Djemtë duhet të kuptojnë që kjo skuadër e ka mundësinë për të fituar diçka dhe duhet ta tregojmë në 25 maj”, ka thënë Slot. / Oversport.tv

Foto: Feyenoord Rotterdam Facebook