Slot: Duhet të shfrytëzojmë entuziazmin e tifozëve që kanë pushtuar Tiranën

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot ka folur në konferencën për shtyp në prag të finales së Conference League kundër Romës, që do të luhet nesër në Tiranë.

“Duhet të luajmë siç kemi bërë gjithmonë. Roma do të na sulmojë, por duhet të jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit. Pas 55 ndeshjesh të luajtura i kam të gjithë lojtarët në dispozicion.

Shumë tifozë në Tiranë, ndjeni presion? Jo, kjo na motivon. Janë të shumtë ata që duan të shohin Feyenoordin të luajë, pasi jemi në finale. Lojtarët duhet të shfrytëzojnë këtë entuziazëm, është normal pak presion por duhet të shfrytëzojmë cilësitë tona.

José Mourinho ka një ndikim të madh te skuadra e tij. Janë të paktë trajnerët më të rëndësishëm se ai, ka fituar shumë tituj, është special. Roma është një skuadër me traditë dhe me lojtarë shumë të mirë. Ka një sulmues si Tammy Abraham dhe di të mbrohet mirë.

Ne jemi të përgatitur, kemi luajtur 55 ndeshje dhe do të çuditesha nëse do të shihja diçka që se kam parë. Kam tre vite që trajnoj në këto nivele dhe do të ishte diçka fantastike nëse do të fitonim. Rëndësi ka të fitojmë finalen”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Feyenoord. / Oversport.tv

Foto: Feyenoord Rotterdam Facebook