Smajlaj “mbret” i Ballkanit, vjen medalja e radhës në Stamboll 2022

Vazhdojnë paraqitjet shumë të mira të atletit shqiptar Izmir Smajlaj në arenën ndërkombëtare. Shkodrani ka dalë i pari në Stamboll në garën e kërcimit së gjati, duke u shpallur për të 6-tin vit radhazi Kampion i Ballkanit.

Në edicionin e 27-të të Kampionatit Ballkanik, Smajlaj ka treguar se është mbreti i kësaj disipline dhe kjo formë e mirë premton medalje ari në Kampionatin Botëror të Atletikës në salla të mbyllura që do të zhvillohet në Beograd në datat 18-20 mars.

“I nderuar te jem sërish për te 6-tin vit radhazi Kampion Ballkanik! 🥇

Prej vitesh ky kampionat sa vjen e behet me i vështirë, por unë jam krenar qe arrij te dal ne vend te pare për vendin tim 🇦🇱🥇

Falenderimet shkojnë për mbështetësit e sportit tim te bukur, Trajnerin z. Gjergj Ruli, familjen time si dhe @erionveliaj , @bashkiatirane, @kstirana.al, @olympicalbania edhe @gym_n_juice.al, te cilet se bashku, besojne cdo here tek une dhe objektivat e mi fitues! 😁

Gara te tjera na presin kete 2022’!

Eshte vetem fillimi. . . 🏆”, shkruan Smajlaj në Instagram. / Oversport.tv