Ashtu si në ndeshjen kundër Salernitanës, edhe në debutimin sezonal në “Olimpico” Romës i mjafton një gol për të marrë tre pikët e radhës në kampionat. Sfidën kundër Cremoneses e vendos një gol me kokë i Smalling në pjesën e dytë të takimit.
Falë këtij suksesi Roma i bashkohet Interit dhe Napolit në krye të renditjes së Serie A me pikë të plota pas 2 ndeshjeve të luajtura.
Në pjesën e parë skuadra e Mourinhos ka krijuar shumë raste, por nuk ka arritur që të dërgojë topin në portën e Cremoneses. Pellegrini dhe Abraham rrezikojnë por Radu nuk lejon që porta e tij të preket.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat godasin traversën, miqtë me Dessers dhe vendasit me El Shaarawy. Për të zhbllokuar një ndeshje që po bëhej e vështirë mendon Smalling që dërgon topin në rrjet në mesin e pjesës së dytë.
Cremonese luan mirë, madje në fund të takimit i afrohet golit të barazimit. E vetmja notë e keqe për skuadrën e Mourinhos është dëmtimi i Zaniolos. / Oversport.tv
Foto: Roma Twitter