Smalling nuk gjen paqe, dëmtohet përsëri, tre javë jashtë fushave

Chris Smalling duket se nuk po gjen paqe në Romë. Pak kohë pasi u rikuperua nga një dëmtim ai u lëndua sërisht. Mbrojtësi anglez u detyrua të dilte më herët nga fusha në ndeshjen kundër Empolit për shkak të një lëndimi.

Sipas mediave italiane, Smalling pa pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë që do ta mbajë për të paktën 3 javë larg fushave.

Kështu Mourinho do të duhet ti bëjë llogarit përsëri pa qëndërmbrojtësin anglez. Ai pritet të mungojë në ndeshjet kundër Juventusit dhe Napolit. / oversport.tv