Snajperi Calhanoglu, renditet i dyti për golat e shënuar nga jashtë zone

Goli që zhbllokoi ndeshjen kundër Venezias, ishte goli i katërt në këtë sezon. Hakan Calhanoglu ka shënuar në tre ndeshje radhazi në kampionat (kundër Milanit, Napolit dhe Venezias) për herë të parë në karrierën e tij, mes Serie A dhe Bundesligës.

Këtë kampionat ka shënuar 4 gola në 12 ndeshje, aq sa kishte shënuar gjatë gjithë sezonit të kaluar (në 33 ndeshje). Por mbi të gjitha, është një garanci kur merr shënjestrën nga larg, pasi konfirmohet si një nga lojtarët më të mirë të Europës në gjuajtjet dhe realizimet nga jashtë zonës.

Calhanoglu është një nga lojtarët më të mirë, që shënon gol nga jashtë zonës në 5 kampionatet më të mira europiane, që nga sezoni 2013-2014, viti që ai ka debutuar në një kampionat elitar (në Bundesligë).

Turku ka arritur kuotën e 26 golave të shënuar nga jashtë zone, duke barazuar në këtë renditje speciale Christian Eriksen, me të cilin ndan vendin e dytë. Në vend të parë në këtë klasifikim, qëndron i shkëputur Leo Messi me 61 gola të shënuar nga jashtë zonës. / Oversport.tv