“Snajperi” zbret sërish në ring, boksieri kuqezi Ermal Hadribeaj gati për suksesin e radhës

Pas suksesit në “Crypto Fight Night” në Dubai nëntorin e kaluar, ku mposhti me pikë me vendim unanim të jurisë rumunin Daniel Buciuc dhe u kurorëzua kampion i botës në kategorinë “WBC International Super Welterweight”, bokseri shqiptar Ermal Hadribeaj njofton se do të zbresë sërish në ring.

“Snajperi” shqiptar do të ndeshet në “The Renaissance Conference Center”, Richmond, Virxhinia të SHBA-së në 19 maj me sfidantin Leonardo di Stefano Ruiz.

Ermal Hadribeaj është një nga yjet e boksit profesionist që po shkëlqen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Boksieri kuqezi ka koleksionuar 14 fitore dhe 1 barazim në 15 ndeshje që ka zhvilluar në karrierë. Rivali spanjoll i Hadribeaj ka arritur 11 fitore dhe 1 humbje në karrierë. / Oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Hadribeaj (@ermalhadribeaj)