Sociedad i vihet pas Realit, Vallecano e Balliut nuk ndalet as nga Elche

Real Sociedad e ka nisur kampionatin në mënyrë fantastike, sikurse edhe Rayo Vallecano dhe Betis që sot në LaLiga kanë fituar përballjet e tyre. Baskët u ndeshën me Elche dhe triumfuan falë një goli të Oyrzabal, duke u ngjitur në vendin e dytë me një pikë më pak se Real Madrid që është në vendin e parë.

Rayo Vallecano vijon me rezultatet pozitive dhe këtë herë ka likuiduar me rezultatin 3-1 ekipin e Cadiz, që pak ditë më parë kishte ndalur Barcelonën.

Garcia vazhdon të shënojë, sikurse edhe Falkao që u asistua nga mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu. Palazon shënoi golin e tretë, kurse për Cadiz kishte shënuar për barazimin e përkohshëm 1-1 Haroyan.

Ecuri e mirë edhe për Real Betis, që në shtëpi nuk ka falur kundër Getafes së vendit të fundit. Willian Jose shënoi dy herë në portën e miqve dhe i dha tre pikët skuadrës së tij që ka 12 pikë, po aq sa Barcelona që numëron një ndeshje më pak.

LALIGA – JAVA 7
Rayo Vallecano-Cadiz 3-1
Shënues:
Garcia 9’, Falcao 44’, Palazon 87’ / Haroyan 23’
Real Sociedad-Elche 1-0
Shënues:
Oyrzabal 81’
Betis-Getafe 2-0
Shënues:
Willian Jose 14’, 55’

/ oversport.tv