Sofia Calzetti i jep forcë Agueros: Sot të dua më shumë se kurrë

E dashura mahnitëse e Sergio Agueros, Sofia Calzetti i jep fund thashethemeve të ndarjes me një postim emocional nga shtrati i tij në spital.

Sofia Calzetti postoi një foto në Instagram ku mbante dorën e 33-vjeçarit me shkrimin “Sot të dua më shumë se kurrë”.

Aguero është duke kaluar një periudhë të vështirë pas problemit në zemër, që do ta mbaj jashtë fushave për të paktën 3 muaj. Megjithatë, partnerja e tij nuk e ka lënë atë në baltë. /oversport.tv