Sokol Cikalleshi nuk e diskuton “top11”, shpallet ylli i javës në Turqi

Sokol Cikalleshi i është bashkuar kombëtares shqiptare me moralin e lartë, pasi në ndeshjen e fundit i dha fitoren skuadrës së Konyaspor.

Kavajasi realizoi dy herë në portën e ish-skuadrës së tij, Goztepe, dhe sigurisht që nuk kanë munguar vlerësimet për të.

Nga vlerësimet e Sofascore Cikalleshi ka marrë notën më të lartë, 9.3,  në Superligën e Turqisë për javën e 12-të kampionatit.

Sigurisht ai është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës, ku është edhe mesfushori i njohur, Marek Hamsik. / oversport.tv