Solskjaer: Kemi lojtarët e duhur për t’u ringritur, me drejtuesit kam marrëdhënie të mira

Pas derbit të humbur kundër Manchester Cityt, ka folur vetë trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer. I intervistuar nga Sky Sports, ai dha komentin e tij mbi ndeshjen, si dhe mbi momentin e keq që ekipi i tij dhe ai vetë po kalojnë.

“Është vërtet e vështirë të flasësh për këtë tani, siç duket qartë. Ne e nisëm keq. Ishim shumë pasiv, dhe kur pëson golin e parë në atë formë, bëhet shumë e vështirë. De Gea na mbajti disa herë në lojë, por kur lojtarët tanë nuk shënuan, City mundi të shënojë përsëri”.

MOMENTI I VËSHTIRË I EKIPIT- “Duhet të kthehemi aty ku ishim më parë. Kemi lojtarët e duhur për ta bërë këtë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me klubin dhe dua më të mirën për United. Për sa kohë që jam këtu, do të bëj gjithçka që është e mundur, për të përmirësuar situatën”.