Solskjaer: Kemi stafin më të mirë, Ronaldo është një kampion

Trajneri i Manchester United, Solskjaer ka dhënë konferencën e tij për shtyp në prag të sfidës kundër Atalantës. Ai u ndal te momenti negativ që ekipi po kalon, Cristiano Ronaldo, si dhe nuk i kurseu komplimentat për ekipin e Atalantës.

Momenti negativ i ekipit- “Çdo ekip mund të kalojë një periudhë të vështirë. Le të pranojmë se nuk po luajmë shumë mirë, duhet të përmirësohemi. Ka ndodhur më parë, me qetësi kemi dalë prej saj. Stafi është fantastik, nuk ka më të mirë se kaq. Ata janë njerëz që kujdesen për Manchester Unitedin. Ne të gjithë po kalojmë kohë të vështira. Biseduam për të si grup, si ekip, shpresojmë të shohim një reagim nesër”.

Cristiano Ronaldo- “Në fushë luajnë 11 lojtarë, të gjithë kanë role të ndryshme. Ne aktivizojmë një formacion që mendojmë se mund të fitojë ndeshjen. Cristiano është një kampion, të gjithë e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë”.

Atalanta- “Para së gjithash, klubi italian më bën shumë përshtypje. Më pëlqen stili i tyre i lojës, mënyra sesi i risin lojtarët. Ata kanë një trajner të mirë që i ka idetë e lojës të qarta dhe i jep shumë ekipit”. /oversport.tv